Quantcast
Channel: Digital Life Plus » MWC 2012
Viewing all articles
Browse latest Browse all 60

Barcelona është gati për MWC. Me të vërtetë është?

0
0

Fira-Barcelona

Më shumë se 50.000 vizitorë e kanë vizituar Mobile World Congress në vitin 2011, dhe një numër i tillë pritet të jetë edhe këtë vit. Kryeqyteti katalonisë deklaron së është gati dhe është “veshur” me ngjyrat e konferencës.

Deri sot në mëngjes, organizatorët duhet të përballeshin, përveç numërit të madh të ekzpozuesve dhe të kompanive që organizojnë paralelisht evente të ndryshme edhe me sindikalistët e transportit në qytet, të cilët kishin shpallur grevën e tyre.

Autoritet lokalee ygjidhën problemin me metron, i cili do të funksionoj normalisht. Nuk dihet nëse do vlej e njëjta gjë edhe për autobuzët, gjë që do të duket ditën e nesërme.

Një gjë tjetër me të cilën do të përballen organizatorët dhe vizitorët është se jashtë “Firas” që shihni në foto, tek sheshi Espanya, do të jetë vëndi ku katalanasit realizojnë demonstratat për masat shtrënguese dhe për gjëndjen e ekonomisë së tyre.

Që do të thotë shumë nga delegatët, do të përballen me realitetin e ashpër te ekonomisë lokale. Autoritet lokale i kanë siguruar organizatorët që policia Spanjolle do të kujdeset që mos të ketë asnjë problem gjatë konferencës.

Po ta mendosh, pamja është paradiksale, nga njëra anë konferenca, me teknologjinë e fundit që prezantohet përpara mjera vizitorëve nga e gjithë bota dhe nga ana tjetër njerëz që demonstrojnë për papunësinë dhe për gjendjen ekonomike.

Me siguri, ekipi i gazetarëve tonë që mbulon konferencën, do na dërgoj edhe fotografi të tjera interesante, jo me vetëm me përmbajtje teknologjike.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 60

Latest Images

Trending Articles





Latest Images